“Më kanë censuruar”, Trump nis luftën me Twitter, Google dhe Facebook

18:57 07/07/2021

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se ka paditur gjigandët teknologjikë të Google, Twitter dhe Facebook. Trump pretendon se ai është viktimë e censurimit.

Padia e tij shënjestron edhe drejtuesit ekzekutivë të kompanive. Trump është pezulluar nga llogaritë e rrjeteve sociale në Janar mbi shqetësimet për sigurinë publike pas përleshjeve në Capitol.

Të mërkurën, Trump e quajti padinë një zhvillim të bukur të lirisë së fjalës. Në një konferencë për mediat nga resorti i tij i golfit, Trump tha se kompanitë e rrjeteve sociale dhe demokratët po mbrojnë keqinformimin.

Në padi, Trump kërkon që t’i jepet fund censurimit ndaj tij me urdhër gjykate. Trump shton ndër të tjera se nëse pezullimi i bëhet një presidenti, atëherë mund t’i ndodhë kujtdo. Në lidhje me padinë nuk ka reaguar asnjë prej kompanive./tvklan.al

Të ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *