“Më kanë kërcënuar”/ Bardhi për deklaratën e Ahmetaj: Gjyqin s’mund ta bëjë nga Facebook-u. Avokati Daci: Mesazh për t’u mbrojtur dhe për të fituar azil politik

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nga studio e emisionit “Open” në News24 komentoi deklaratën e Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e tij.

Bardhi tha se, nëse Ahmetaj do ishte i pafajshëm do kishte qëndruar në Shqipëri dhe do të ishte përballur me drejtësinë, e jo të bëjë gjyq nga Facebook-u.

“Hetim politik do të thotë, që çdo person edhe kur vret e shkon në gjykatë thotë se është i pafajshëm. Në të njëjtin pozicion është dhe Ahmetaj. Nëse do ishte i pafajshëm do të kishte qëndruar dhe do të ishte përballur me drejtësinë. Gjyqin Ahmetaj s’mund ta bëjë nga Facebook-u dhe do ishte në nderin e tij, pasi ka dërrmuar në 8 vite interesin publik, të vinte në Shqipëri dhe të bashkëpunojë. Edhe ato dokumente që thotë se i disponon ti bëjë publikë”, tha Bardhi.

Ndërsa avokati Jordan Daci tha se pretendimet e Ahmetaj se është kërcënuar me jetë, është mesazh për të përfituar azil politik.

“I fundit që mund të japë leksione për politikën është ky person. Në një vend demokratik, kurrsesi s’mund të jetë ai personi, që kur sistemi kthehet kundër tij, të marrim leksione nga ai. Pretendimet për kërcënimet me jetë, mendoj se po e përdor për të marrë azil politik. Unë e shoh si mesazh për t’u mbrojtur nga ajo se çfarë mund ta gjejë”, u shpreh avokati.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts