“Më kërcënoi me dogmën e barit”/ Berisha i vendosur të hyjë në Kuvend, reagon ambasada e SHBA: Do të përdorim të gjitha instrumentet që…










Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një konferencë për media tha se “vetëm Zoti mund ta ndalojë që të futet në Kuvend”.

Ambasada amerikane, Berisha

Zyra e shtypit të Ambasadës së SHBA në një reagim për “Panorama” thotë se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i pandryshuar dhe se do të përdoren të gjitha instrumentet në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin.

Duke iu referuar deklaratave të mëhershme të ambasadores Yuri Kim pas takimit me Bashën, Berisha tha se ajo “nuk ka asnjë provë përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha”.

Ndërsa,  Zyra e shtypit e ambasadës amerikane në një reagim pak orë pas deklaratave të Berishës thotë:

Midis urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë“.

Konferenca për media e mbajtur sot nga Berisha vjen një javë pasi ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, kërkoi që ai të mos jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pas një takimi që ajo pati me Lulzim Bashën. Sali Berisha njoftoi sot se avokati i tij francez ka depozituar padi për shpifje ndaj Blinken në gjykatën franceze, duke e ftuar sekretarin e shtetit të dërgojë provat që disponon.

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në një editorial të publikuar një ditë më parë për “Panorama” u bëri thirrje Ramës dhe Bashës që të kontrollojnë listat dhe të bëjnë kompromis mes tyre.

Pavarësisht qëndrimit të Yuri Kim, Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm edhe më i motivuar se më parë.

kim per listat

LEXO EDHE:

Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se….”- Sali Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: Më kërcënoi me dogmën e barit!

Nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”/ Berisha: Deklarata më skandaloze e 30 viteve të fundit, PD duhet t’i kërkojë ambasadores Kim që të thotë publikisht…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *