“Më kërcënuan, arrestuan dhe abuzuan me mua”, gazetarja australiane rrëfen përvojën me talebanët: Më detyruan që të…

me kercenuan arrestuan dhe abuzuan me mua gazetarja australiane rrefen pervojen me talebanet me detyruan qe te
me kercenuan arrestuan dhe abuzuan me mua gazetarja australiane rrefen pervojen me talebanet me detyruan qe te

Një gazetare australiane ka deklaruar se është arrestuar dhe më pas torturuar nga talebanët, për shkak të disa artikulli që nuk i kishte fshirë edhe pse ishte kërcënuar.

Lynne O’Donnell, ka bërë me dije se më pas është detyruar të postonte një përgënjeshtrim në Twitter, ku u detyrua të shprehej se artikujt e saj ishin të rreme.

Gazetarja është larguar tashmë nga Afganistani.

Lajmi i arrestimit të saj është konfirmuar edhe nga Afganistani.

Talebanët konfirmuan se kishin arrestuar zonjën O’Donnell dhe pretenduan se ajo kishte falsifikuar raportet.

“Afganistani është bërë një vend gjithnjë e më armiqësor për gazetarët, me regjimin aktual që godet liritë e shtypit”, thotë Human Rights Watch .

Duke folur për BBC, zonja O’Donnell tha se kishte udhëtuar në Kabul për të parë se si kishte ndryshuar vendi që kur u largua pothuajse një vit më parë.

“Shkova me mirëbesim”, tha ajo, duke shtuar se kishte shkuar direkt në ministrinë e jashtme kur kishte mbërritur të dielën për të deklaruar se ishte në vend si korrespondente e huaj – një kërkesë kjo e regjimit.

“Por jo shumë kohë më pas, pasoi një “lojë tre-ditore mace-miu” me talebanët, gjatë së cilës u arrestova, keqtrajtova dhe kërcënova”, shkroi ajo në një artikull të Foreign Policy për përvojën e saj.

Ajo tha se u akuzua për “thyerje të ligjeve të tyre” dhe “ofendim të kulturës afgane”, me talebanët që pretendonin se artikujt që ajo kishte shkruar – duke përfshirë një për njerëzit LGBTQ+ në Afganistan dhe një tjetër për praktikat e martesës së detyruar të militantëve talebanë – ishin gënjeshtra.

Zonja O’Donnell, ish-shefe e zyrës për agjencitë e lajmeve AFP dhe AP në Afganistan tha se talebanët i kishin kërkuar që të zbulonte burimet e saj për këto artikuj. Por ajo kishte refuzuar.

Ministria e Jashtme talebane tha se zonjës O’Donnell nuk iu kërkua të zbulonte burimet e saj, por tha se ajo nuk kishte arritur të jepte ndonjë provë që tregonte se ajo nuk i kishte fabrikuar raportet.

Zonja O’Donnell tha se pasi refuzoi kërkesat e talebanëve, ajo u detyrua të shkruante përgënjeshtrimin në Twitter ose ndryshe është kërcënuar se do të përballej me burgim.

Ajo shtoi se ishte detyruar gjithashtu të filmonte një video ku thuhej se nuk ishte detyruar të shkruante postimet në Twitter.

Ajo u lirua më vonë dhe u lejua të hipte në një aeroplan jashtë vendit.

Duke folur për vendimin e saj për t’u kthyer në Afganistan, ajo tha: “E dija që po rrezikoja të shkoja atje: ata mbyllin, abuzojnë, rrahin, vrasin gazetarë që janë afganë. Ata kanë një histori të marrjes së të huajve peng për t’u përdorur si levë”.

Që nga rifitimi i pushtetit vitin e kaluar, talebanët gjithashtu kanë shtrënguar kufizimet ndaj grave. Atyre u ndalohet të udhëtojnë pa një kujdestar mashkull dhe shkollat e mesme janë të mbyllura për vajzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts