“Me kërkesë të DASH donin që unë të mos futesha në Parlament”/ Sali Berisha: Projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleate të PS, por…









Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim virtual me disa emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij, Berisha u ndal edhe tek përjashtimi nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tij, Basha me kërkesë edhe të DASH donin ta pengonin që të futej në parlament, por pasi dështuan ai thotë se u përjashtua.

sali berisha

Berisha theksoi se Blinken ka të drejtë të përcaktojë kush do të hyjë ose jo në SHBA, por nuk mund te imponoje hyrjen ose jo në parlamentin shqiptar.

“Në këto kushte kur opozita përfundoi si shtojcë e qeverisë fillova nismën për shpëtimin e PD, për rithemelimin e saj, sepse kreu i PD vendosi në kundërshtim me çdo rregull me kërkesë të ambasadores amerikane dhe DASH të më pengojë që të futem në parlament, por pasi dështoi ai më përjashtoi nga grupi. Pra ai dorëzoi sovranitetin e forcës tonë politike.

Zoti Blinken ka të drejtë të përcaktojë se cili mund të hyjë ose jo në SHBA, por nuk ka të drejtë të diktojë të hyjë apo jo në parlamentin shqiptare. Ndaj dhe unë për të rivendosur sovranitetin e PD rivendos atë si opozitë e vërtetë”, tha Sali Berisha.

Po ashtu ish-kreu i PD-së tregoi edhe arsyet pse sipas tij u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa theksoi se projekti ishte që PD të shndërroheshe në aleatë të PS.

“Shpallja non grata i Sali Berishës është unik në botë. Nuk ka asnjë në listën e të shpallurit non grata që mos ketë ekzistuar asnjë akuzë nga asnjë individ apo institucion.

Unë u shpalla non grata dhe për një arsye tjetër madhore, tre javë pasi partia që unë mbështet humbi zgjedhjet. Projekti ishte që kjo parti të shndërroheshe në aleatë të PS. Unë këtë nuk e pranoja.

Nëse ky vend humbet dhe opozitën kjo do ishte tragjedi e madhe për këtë. Si veprova? Unë vendosa ti drejtohem gjykatës dhe hodha në gjyq për shpifje sekretarin e shtetit që kishte firmosur vendimin. E mbajta një çështje personale dhe kërkova që askush mos merrej me këtë pune. Fillova një fushatë informimi, me qëllimin e vetëm për tu thënë se është abuzuar rënde me ligjin e kongresit. Ligji nuk parashikon shpallje non grata pa fakte”.

Berisha thekson më tej, se vendimet e ndërmarra dje, në Kuvendin Kombëtar, ishin për të shpëtuar statutin dhe konservatorizmin në Shqipëri.

“Fillova nisma për shpëtimin e PD-së, rithemelimin e saj, mbrojtjen e sovranitetit të saj. Kreu i PD-së, vendosi në kundërshtim me çdo rregull, me kërkesë të ambasadores të më përjashtojë. Vlerat e lirisë dhe shoqërisë amerikane. Ne vendosëm në statut primare, sipas modelit amerikan në zgjedhjen e drejtuesve dhe qeveritarëve vendor dhe qendrore. Në zgjedhjen e drejtuesve të partisë dhe forumeve të saj. Rikthyem votën e lirë dhe pushtetin tek anëtarët e saj. Sanksionuam shtyllat kryesore të programit tonë. Mbështetja e të përndjekurve politikë, si shtylla të konservatorizmit, taksat e ulëta. Sanksionuam interesin kombëtar, denoncuam Ballkanin e Hapur që nuk është asgjë tjetër veçse vendosja e hegjemonisë serbe në rajon duke pasur si leva Shkupin dhe Tiranën. Kuvendi i djeshëm, vendosi shkarkimin e kryetarit të marrë peng nga aferat e tij. Ky shkarkim, me votën e fshehtë do të ratifikohet me votën e të gjithë anëtarësisë më datë 18 dhjetor. Këto janë zhvillimet e deritanishme, por dita e djeshme, pas 11 dhjetorit 1990, ishte data më e rëndësishme në historinë e lirisë së shqiptarëve. Unë jam mirënjohës për interesin që keni dëshmuar për zhvillimet në Shqipëri. PD e rithemeluar në pushtet, do të bëjë gjithçka që ju të keni të drejtën e votës në vendin tuaj” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.