“Më kërkoi anulimin e zgjedhjeve lokale”/ Kryedemokrati Basha i përgjigjet akuzave të Metës: Gënjeshtra, ia ka kërkuar dikush tjetër! Presidenti ta tregojë vetë









Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta i cili është shprehur se kryedemokrati i ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

meta-basha

Në një intervistë për ABC News, Basha i konsideron gënjeshtra dhe se këtë kërkesë ia ka bërë dikush tjetër.

Kryedemokrati thotë se ka dijeni se kush ia ka kërkuar Metës anulimin e zgjedhjeve, por nuk e bëri publike.

Sipas tij, i takon Presidentit që të thotë se kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

Basha: Rama padiskutim është armiku i Shqipërisë. E vërteta është që Shqipëria është vendi më i korruptuar i Ballkanit, dhe në Europë. Ka shkallë të lartë emigracioni në Europë. Unë jam pyetur për episode të caktuara për Metën. Është e vërtetë e pamohueshme që e di çdokush që futja e Ilir Metës, në dy javët e fundit në fushatë elektorale, ishte një dëm i madh.

Pyetje: I keni kërkuar Ilir Metës të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit?

Basha: Janë gënjeshtra. Meta e di mirë se kush ia ka kërkuar. Unë jam në dijeni se kush ia ka kërkuar por, Meta duhet ta thotë vetë se kush ia ka kërkuar. Unë nuk jam zëdhënësi i Ilir Metës. Duhet ta thotë ai se kush ia ka kërkuar. Sa i takon çështjeve të tjera, janë publike. Në këtë studio, dhe kudo është pasqyruar vullneti i LSI-së për të dalë më vete dhe është bërë publik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *