“Më lajmëruan nga SHBA, se Basha do arrestohet për dosjen Muzin”/ Berisha i përgjigjet kryedemokratit për akuzat e 21 janarit: Lexon skriptin e Ramës! Ja kur do të futem në selinë e PD









Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se disa zyrtarë nga SHBA e kanë paralajmëruar për arrestimin e Lulzim Bashës për çështjen e dosjes “Muzin”.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.
Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.

I ftuar në emisionin Opinion, Berisha deklaroi se sipas një raporti të huaj, dosja Muzin erdhi në Shqipëri dhe nuk është dorëzuar në prokurori.

“Unë e kam mbrojtur Bashën deri kur mësova se Muzin ka ndërruar dëshminë. Muzin nuk ka deklaruar për Lulzim Bashën. Qëndrimi im nuk ndikohet kurrë nga gjë tjetër përveçse asaj që mendoj se është e vërtetë. Mua më kanë marrë miq të mi nga Uashingtoni dhe më kanë thënë se do prangoset Basha. Kur mora vesh se dosja ka ardhur dhe nuk është dorëzuar në prokurori, sipas një raporti të huaj. Unë e konsideroj Bashën të marrë peng. Nuk kanë qenë pare ruse” – tha Berisha.

Duke iu përgjigjur deklaratave për 21 janarin, Berisha tregon se në atë datë, Berisha ka qenë gjithë kohës në zyrën e tij, dhe se nuk ka lëvizur.

“Një njeri që bën një deklaratë të tillë pështyn mbi dinjitetin e tij. Basha është bërë një me Edi Ramën në versionin e 21 janarit. Ishte një axhendë politike. Sali Berisha ishte jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren gjermane, dhe u fut në zyrën e tij. Nuk ka lëvizur nga zyra e tij është gjuajtur me gurë dhe me plumba. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di. Ministri i Brendshëm është bërë tani skllav dhe peng i Edi Ramës. Tregon narrativën e tij. Për 21 janarin, gjithçka kam ditur e kam thënë dhe e them. Ai lexoi aty, atë pjesë që i çoi Edi Rama me Endri Fugën” – tha ish-kryeministri.

I pyetur se kur do të futet brenda selisë së Partisë Demokratike, Berisha deklaron se ai do të hyjë pas referendumit të thirrur më 18 dhjetor.

“Selia është e jona, nuk ka forcë që na e ndal. Ne mund të shkojmë dhe nesër, por jemi në referendum. Kur të mbarojë referendum do të shkojmë patjetër në seli. Selia nuk është e atyre që organizojnë akte rrugaçërie siç u bë dje. Lulzim Basha është absolutisht organizatori i tyre” – tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *