“Më lehtë e kam të jap dorëheqjen se sa të kthehem si tradhtar”/ Berisha tregon dy momente kur u tha jo amerikanëve






Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të pranojë perceptimin publik se ai ka pasur marrëdhënie të vështira me shumicën e ambasadorëve amerikanë.

Sali Berisha1

Berisha: Absolutisht jo. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Marsi Ris, një zonjë e vërtetë. Marisa Lino u largua nga Shqipëria Bob Froik. Nuk bëj kuadrin e SHBA. Çdo njeri është përgjegjës për qëndrimet e tij. U largua pa përfunduar misionin dhe  këtu u soll Robert Frouik, ish-këshilltar i tre presidentëve.

Në “PolitikOn” ai tregoi se pse marrëdhëniet ish-ambasadorin Arvizu nuk u mbyllën mirë siç u nisën.

Berisha: As shqiptarët dhe as të huaj nuk do të gjesh kurrë që të thotë se Sali Berisha nuk më respektoi. Ky është një ligj i hekurt për mua. Nëse më thua për gjëra që janë të pamundura dhe dalin jashtë asaj që është mandati yt.

Berisha më tej tregoi se në gjithë jetën e tij politike i ka thënë dy herë jo qeverisë amerikane.

Berisha: Në gjithë jetën time politike kam refuzuar dy kërkesa që kanë qenë direkt nga qeveria amerikane, gjyqi për minoritarët. Edhe atë e korrigjova. Mu kërkuar të ndërpreja gjyqin por në kompetencat e mia presidenciale nuk ishte falja në periudhën e gjykimit. Nëse jam ky që jam sot, 30 vite nuk do të gjesh kurrë një njeri që të tregojë një ligj që unë shkela, nuk kam shkelë asnjë ligj. Nuk mund të shkelja Kushtetutën. Pasi u dënuan erdhi Riçard Hollbruk kërkoi, po i thashë. I thashë këtë datë mbaje shënim. Ai u kënaq shumë, ajo ishte kompetenca ime jo ndërprerja e gjyqit. E dyta përsëri kombëtare, mu kërkua në Lisbonë që të pranoja të hiqej paragrafi për Kosovën. Heqja e atij paragrafi që e kishte nxjerrë nga ombrella e Serbisë e fuste Kosovën edhe njëherë komplet në ombrellën e Serbisë. I thashë më lehtë e kam të jap dorëheqjen sesa të kthehem si tradhtar në vendin tim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *