Me maska duke vjedhur bizhuteri dhe para, hajdutët grabisin hotelin ku qëndronte Mesi








Disa persona të maskuar kanë vjedhur një sasi të madhe parash dhe bizhuteri në një hotel në Paris ku Lionel Mesi po qëndronte.

Hajdutët hynë përmes një dere të hapur të ballkonit mbi suitën e hotelit të yllit të PSG-së, duke grabitur gjerdanë ari, vathë dhe 2000 paund kesh.

MESI 1

Sipas asaj që raporton “The Sun”, katër dhoma u vodhën vetëm disa javë pasi futbollisti u shfaq ne ballkonin e hotelit luksoz duke pershendetur fansat.

Pamjet e kamerave tregojnë dy persona të maskuar duke u ngjitur në ballkonin e katit të gjashtë të mërkurën e javës së kaluar.

Atë natë, PSG pati ndeshje në transfertë ndaj Metz, por Mesi qëndroi në shtëpi pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e mëparshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *