Me mijëra protestojnë në Izrael kundër reformës gjyqësore

me mijera protestojne ne izrael kunder reformes gjyqesore
me mijera protestojne ne izrael kunder reformes gjyqesore

21:20 22/07/2023

Mijëra izraelitë që kundërshtojnë reformën gjyqësore të kryeministrit Benjamin Netanyahu marshuan në Jerusalem  këtë të shtunë. Presioni mbi qeverinë po rritet për të hequr dorë nga ky projekt-ligj që do të kufizonte kompetencat e Gjykatës së Lartë.

Kryeministri Netanyahu thotë se projektligji, të cilin parlamenti është planifikuar ta votojë të hënën, është i nevojshëm për të balancuar pushtin ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativit.

Duke mbajtur flamuj izraelitë, një kolonë e gjatë protestuesish e u pa në autostradën kryesore për në Jerusalem duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Demonstruesit sfiduan diellin përvëlues të verës, nën tingujt e rrahjes së daulleve dhe thirrjeve antiqeveritare.

“Jam këtu për të protestuar dhe dua të mbroj demokracinë tonë. Qeveria po na vjedh demokracinë dhe njerëzit nuk e duan këtë projektligj”.

“Nuk jam optimiste se do të bëjmë ndonjë ndryshim të madh, por na duhet të bëjmë diçka”.

Ndryshimet e planifikuara kanë dëmtuar ekonominë dhe kanë shqetësuar aleatin kryesor Uashingtonin, i cili i ka kërkuar Netanyahut i cili po gjykohet për akuzat për korrupsion që ai i mohon të kërkojë konsensus mbi reformat gjyqësore.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts