Më në fund kuqezi, mesazhi emocionues i Bajramit: Përbetohem që do jap zemrën e shpirtin në fushë





Nedim Bajrami më në fund do të veshë fanellën kuqezi. Mesfushori i cili po i mahnit të gjithë në Serinë A me fanellën e Empolit, ka fituar gjyqin në KAS dhe tashmë mund të debutojë me Shqipërinë.

Bajrami-

Ai ka dashur të festojë këtë ditë të shënuar me një postim në rrjetet sociale, ku ka falënderuar tifozët për mbështetjen e njëkohësisht ka premtuar se do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi.

Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe Kombin shqiptar!

Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë që më kanë shkruar dhe telefonuar.

Një falënderim i veçantë shkon për FSHF që i’a doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve!

Shihemi së shpejti!”, shkruante Bajrami i cili pret lejen nga Empoli që t’i bashkohet Shqipërisë në grumbullimin në Poloni.

bajrami postimi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *