‘’Më ngjallën ndjenjën e luftës’’, e reja rrëfen incidentin në veri të Kosovës: Të shtënat me armë erdhën nga 2 persona që ishin 5 metra përballë nesh

Arianeta Mula,  e re ja e cila ishte pjesë e grupit të të rinjve ka rrëfyer se si ndodhi incidenti në pyjet e Zubin Potokut në veri të Kosovës.

Mula shkruan se të shtënat erdhën nga persona që ishin vetëm 5 metra përballë tyre, dhe asaj iu duk sikur ishtenë luftë.

Ajo thotë se përshtypja që iu dha grupit nga të shtënat e vazhdueshme ishte se personat në fjalë po vinin pas tyre.

Më tej e reja tregon se grupi u largua, ndërkohë që janë sulmuar edhe nga serbë të tjerë në këtë rrugëtim.

“Të shtënat e zjarrit nga dy persona që ishin vec 5 metra përballë nesh ne sekondat e pare me ngjallen ndjenjën e luftës, pastaj e brengosur për të tjerët dhe vazhdimi pa u ndal me plumba na dha bindjen që po vinin pas nesh. U larguam shpejtë duke u kthyer nga kishim ardhur. Deri në atë pikë ku u sulmuam kishim realizuar 3,5 km të ecjes apo gjysma e ecjes së planifikuar duke kaluar dy fshatra. Deri në fshatin e fundit në drejtim të majës Shijak i Bubës, na u dha ndihmë për shtegun nga një banor serb i cili na mirëpriti duke përshëndetur të gjithë, pas disa minutash u sulmuam nga serbë te tjerë”, ka thënë ajo.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *