“Me një përzierje kulaçi dhe kërbaçi”, DW: Tentativat e politikës evropiane për të zbutur konfliktin Ukrainë-Rusi

Johnson mbron kancelarin Olaf Scholz

Johnson mori gjithashtu në mbrojtje kancelarin Olaf Scholz, i cili është kritikuar për pozicionin e tij lidhur me gazsjellësin gjermano-rus Nord Stream 2. Kryeministri e uroi Scholz-in për “qëndrimin më të ashpër ndaj Nord Stream 2”. Johnson shtoi: “Kjo është e vështirë për Gjermaninë dhe ekonominë gjermane”.

Moment i rrezikshëm për sigurinë evropiane

Stoltenberg foli për një “moment të rrezikshëm” për sigurinë evropiane. “Numri i forcave të armatosura ruse po rritet. Koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet.” NATO nuk është kërcënim për Rusinë. “Por ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen, ndërsa në të njëjtën kohë të bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg.

Belgien NATO l PK mit UK Primeminister Johnson und Nato-Generalsekretär StoltenbergBoris Johnson dhe Jens Stoltenberg

Ai i bëri përsëri thirrje Rusisë që të përdorë Këshillin NATO-Rusi si forum bisedimesh. Sipas tij ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë në Bruksel për forcimin e të ashtuquajturave grupe luftarake në vendet anëtare juglindore.
Vizitë në Varshavë

Pas Brukselit Johnson qëndroi në Varshavë, ku u takua me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki. Ai paralajmëroi kundër përpjekjeve të Rusisë për të përçarë partnerët e NATO-s. “Qëllimi politik i Putinit është të copëtojë NATO-n, kështu që është e domosdoshme të tregojmë se sa të bashkuar jemi”, tha Morawiecki pas takimit me kryeministrin britanik.

Mateusz Morawiecki | polnischer Ministerpräsident

Johnson tha se as Polonia dhe as Britania nuk mund të pranojnë një botë ku një fqinj i fuqishëm frikëson ose sulmon të tjerët.

SHBA përforcon trupat në Rumani

Në Rumani kanë arritur ndërkohë njësitë e para të ushtrisë amerikane që kanë sjellë teknologji ushtarake. Rumania është vend fqinj me Ukrainën dhe ky përforcim trupash dhe teknologjie lidhet me tensionet rreth krizës në Ukrainë.

Wiesbaden US-Verstärkungstruppen für Europa landen in Deutschland

Në Rumani ka 900 ushtarë amerikanë të përhershëm dhe këtyre do t’u shtohen edhe 1,000 të tjerë. Edhe Franca ka premtuar se do të dërgojë ushtarë në Rumani./DW

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.