“Më ofruan 60.000 euro”- Shokon modelja tregon kurthin që i propozuan për të shkatërruar karrierën dhe martesën e ylli të tenisit: Duhet ta joshja e më pas …

Modelja serbe Natalija Scekic ka zbuluar se një person u përpoq ta binte për ti bërë një komplot tenistit të famshëm, Novak Djokovic.

Sipas saj, plani ishte që ajo të përpiqej t’i prishte reputacionin dhe martesën e tenistit numër 1 në botë.

Scekic tha për revistën “Svet & Scandal” se një burrë i kishte ofruar 60.000 euro në këmbim që të joshte Djokoviç dhe më pas ta filmonte ndërsa ishin bashkë.

“Është e vërtetë që një djalë më kontaktoi, e kam njohur në Londër dhe e konsiderova djalë serioz. Kur më kërkoi takim, mendova se ishte për një çështje biznesi. Sidoqoftë, ndërsa biseda përparonte, pashë se nuk kishte asnjë lidhje me jetën time,”– rrëfeu modelja.

Ajo tha se nuk mund ta besonte arsyen e takimit, madje mendoi se ishte një shaka.

“Mendova se ishte kamera e fshehtë kur më tha se duhet të joshja Novak dhe ta filmoja, por të mos shqetësohesha pasi ai tashmë ishte kujdesur për të”- shtoi Natalija Scekic.

Ndërsa vazhdoi: “Ai më tha se do merrja rreth 60.000 euro për këtë dhe një udhëtim kur të dëshiroja. Unë qesha, në pritje që ai të thoshte se ishte shaka por burri ishte shumë serioz. U ndjeva e fyer dhe e poshtëruar.”

Ndërsa u shpreh se e refuzoi ofertën për të prishur imazhin e Djokovic.

“Në atë moment mendova ta godisja, ta hidhja në ujë por u përmbajta sepse ishim në një vend publik,”– vuri në dukje ajo. “Mblodha gjërat e mia dhe u largova. Shpresoj që ai nuk ka gjetur një vajzë që dëshiron ta bëjë këtë gjë sepse nuk është e drejtë për Novak, është njeri shembullor dhe familjar.”

33 vjeç dhe bashkëshortja e tij Jelena janë martuar 7 vite më parë dhe kanë dy fëmijë, Stefan, 6-vjeç dhe Tara, 3-vjeç.

18 herë fituesi i Grand Slam është detyruar shpesh të mohojë thashethemet se ai e ka tradhtuar gruan e tij.

/Panoramaplus.al

  

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *