Më pak kontrolle kufitare të Irlandës së Veriut për mallrat britanike

22:15 13/10/2021

BE pritet të paraqesë një paketë masash, Britania e Madhe përshëndet propozimet

BE pritet t’i paraqesë Britanisë të mërkurën një paketë masash për të lehtësuar transitin e mallrave në Irlandën e Veriut.

Masat e ekzekutivit të BE -së janë krijuar për të lehtësuar kontrollet doganore, të tilla si zhdoganimi i mishit, qumështit dhe produkteve të tjera ushqimore.

Sidoqoftë, nuk do të  ketë negociata të reja për protokollin e Irlandës së Veriut që rregullon pozicionin unik tregtar të saj, duke e lënë Brukselin dhe Londrën mes përplasjeve të mundshme në të ardhmen.

Oliver Dowden, bashkëkryetar i Partisë Konservatore në pushtet në Britani, tha se qeveria britanike do të angazhohej plotësisht dhe në mënyrë konstruktive me Bashkimin Evropian për propozimet, duke shtuar se hapat që ai kishte lexuar deri më tani janë të mirëseardhura.

Autoritet britanike thonë se rregullat aktuale imponojnë shumë barriera për shitjen e mishit dhe produkteve të tjera.

Në fillim të vitit u prezantua Protokolli i Irlandës  së Veriut i cili ndihmon në parandalimin e kontrolleve përgjatë kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.

Ndërsa mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, Irlanda e Veriut  ka qëndruar në tregun e vetëm të BE -së për mallrat, që do të thotë se eksportet e saj në pjesën tjetër të bllokut nuk përballen me kontrolle doganore ose tarifa . Por kjo, nga ana tjetër, krijon një kufi të ri tregtar me Britaninë e Madhe.

Bisedimet midis BE -së dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi propozimet e reja, që ka të ngjarë të vazhdojnë për disa javë, janë hapi i parë në përpjekjen për të arritur një marrëveshje më të mirë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *