Më pak se 2 mln banorë në Kiev, kryebashkiaku: Qëllimi i rusëve për ta rrethuar po dështon

14:02 10/03/2022

Administrata rajonale e Kievit thotë se përtej kryeqytetit ka shumë rrugë të rrezikshme për shkak të luftimeve të ashpra, përfshirë autostradën kryesore. Ndër zonat më të rrezikshme mbetet ajo në veri, përfshirë rrethinat e Bucha, Irpin dhe Hostomel, ashtu sikurse zona e Vyshorod, diku më tutje në veri të kryeqytetit. Administrata nënvizoi se ka luftme të reja rreth Brovary, që ndodhet përtej lumit Dnieper, në lindje të kryeqytetit.

“Evakuimi nëpërmjet korridoreve humanitare në Bucha, Irpin, Hostomel dhe Borodianka është planifikuar për ditën e sotme”, tha administrata, pas suksesit të vogël në këto zona të mërkurën.  

Ndërsa kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko për mediat ukrainase tha se objektivi kryesor i forcave ruse është që të kapin Kievin.

“Qëllimi i tyre që prej ditës së parë të luftës është që të rrethojnë Kievin dhe më pas të vijojnë sulmin derisa të hedhin qeverinë. Planet e tyre nuk po realizohen falë djemve tanë që janë të Bucha, Vorzel, Irpin, Hostomel, ku po ndodhin luftime të ashpra. Ata po zhbëjnë çdo plan për të rrethuar Kievin”, tha Klitschko.

Ai po ashtu foli edhe për largimin e civilëve nga kryeqyteti.

“Banorët e Kievit janë larguar çdo sekondë nga qyteti, tani janë më pak se 2 milion banorë në Kiev. Tani Kievi është shndërruar në një fortesë, çdo rrugë, çdo ndërtesë”, tha kryebashkiaku./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.