“Me përjashtim të Vlorës…”- Ramës nuk i del inatin me Dritan Lelin, thumbon edhe Bashën për Tiranën: Qyteti kishte rënë në gjumë me atë që gërhiste









Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli. Gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme në Durrës për bilacin e sezonit të fundit veror, Rama u shpreh se sot me përjashtim të bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon më të pastër ndonjëherë.

Në krye të listës për pastërti Rama renditi Tiranën ku thumboi edhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha për gjendjen ku ndodhej kryeqyteti gjatë drejtimit të tij.

“Sot me përjashtimin spektakolar të Bashkisë së Vlorës mund të themi se kemi pasur një sezon jo më të pastër se ndonjëherë, se në krahasim me pisllëkun që kemi qenë, është një sezon realisht i pastër.

Duke filluar nga Tirana, të gjitha përshtypjet e të anketuarave për mendimin mbi Tiranën fillojnë me pastërtinë. Një kryeqytet që ishte simbol i pisllëkut, në ato katër vite që ra në gjumë së bashku me atë që gërhiste, tashmë është fakt që është i pastër”, deklaroi Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *