
Një shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas dëshmisë nga vetë i plagosuri, 58 vjeç ai bën të ditur se ka pësuar aksident në afërsi të fshatit Ciflig nga një mjet i cili e ka përplasur.
Sipas bluzave të bardha 58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë mbetet ende i paqartë aksidenti pasi shoferi që është ndaluar në afërsi të fshatit Ciflig ka dëshmuar se nuk e ka aksidentuar personin në fjalë. Policia po kryen hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë nga bizneset afër.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi J. K., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat”, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin G. H., rreth 58 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin J. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al