“Me planin e PD fshati del nga varfëria”/ Gazment Bardhi me banorët në Blesh: Po vjedhin me lopatë, biznesit i kanë venë lakun në fyt



Drejtuesi politik i PD në Elbasan dhe kandidati për deputet, Gazment Bardhi zhvilloi një bashkëbisedim me banorë në zonën e Belshit.

gazment bardhi

Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD, thuhet se banorët janë shprehur se me planin e PD për 100 milionë euro subvencione në vit, jo vetëm që fshati del nga varfëria, por edhe qyteti përfiton nga cilësia dhe çmimet e lira të produktit.

Nga ana e tij, Bardhi u shpreh se kjo qeveri i ka vënë biznesit lakun në fyt.

“Po bërtasin sikur po bëjnë shtet vet, por po vjedhin me lopatë. Biznesit i venë lakun në fyt. Ky ka qënë realiteti prandaj po shkon çdo biznes në faliment. Kemi parë çdo biznes në Belsh, çdo dyqan, dhe çdo njeri që ngrihet nga mëngjesi e deri në dark kishte bërë zero lek xhiro, jo me fitu ndonjë lek, por zero lek xhiro”, u shpreh Bardhi.

Më tej Gazment Bardhi foli edhe për ata që i quan oligarkë: “Ka një njeri me të cilin ndan lekët, ndërsa pjesa tjetër duhet të ngrohet në diell dhe të vuajnë nga mëngjesi deri në darkë. Jo vetëm që ju ka munguar mbështetja, por edhe ju kanë sulmuar”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *