Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez.
Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga takimi.
“Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë që Partia Socialiste e drejtuar nga Rama është pjesë e Internacionales Socialiste prej kohësh.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al