“Më puthi me zor”- Antonela përplaset sërish me Atdheun dhe bën deklaratën e bujshme: Donte edhe më shumë por…

SHPËRNDAJE

Mbrëmja e sotme në ‘Për’puthen’ nisi furishëm. Përplasja mes Atdheut dhe Antonelës u zhvendos edhe në puntatën e sotme.

antonela atdhe

Antonela u shpreh se Atdheu ja ka vjedhur puthjen në makinë dhe i kërkoi që të mos gënjente. Madje ajo bëri dhe deklaratën e bujshme duke u shprehur se Atdheu i ka kërkuar më shumë se veç puthjes.

“Ai më puthi me zor, dhe unë i thashë për çfarë e bën këtë, dhe ai tha s’ma ha pika pika. Madje ai donte edhe më shumë por isha unë ajo që e refuzova”, tha Antonela.

Ndërkohë që ajo fliste Atdheu qeshte dhe e kundërshtoi duke e quajtur konkurrenten aktore.

“O Atdhe zhgarravina, mos gënje sepse e dimë shumë mirë të dy se çfarë ndodhi,” tha Antonela më pas.

Mbrëmjen e djeshme, në “Për’puthen Prime” Atdheu tha se nuk duronte dot më skenarët e saj. Ai tha se do i vinte në këtë mënyrë në ndihmë Mevlanit, për të bërë zgjedhjen e duhur mes Ledjanës dhe Antonelës. Kjo e fundit e pranoi dhe vetë se ishte puthur me Atdheun, por u shpreh se kjo gjë ka ndodhur në fillimet e saj në “Për’puthen”.





Te lidhura



Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *