“Më qan zemra për Mesin”, Rumenige: Flik na sjell trofeun! Khelaifi të qetësohet, nuk fitohet brenda natës









Në një intervistë për gazetën sportive franceze “L’Equipe”, Karl-Hainc Rumenige ka folur për situatën e vështirë të Lionel Mesit në Paris. IshCEO i Bajernit tha:

rumenige

“Mbaj mend që tifozët parisien i bënë një pritje të jashtëzakonshme verën e kaluar. Një lojtar si ai nuk e meriton të fishkëllehet. Kur shoh skena të tilla, zemra më rrjedh gjak”, tha “Kalle”. Çfarë ndodhi? Në ndeshjen e parisienëve në shtëpi kundër Girondins Bordo dy javë më parë, Mesi dhe braziliani Nejmar u fishkëllyen pa mëshirë. Tifozët e PSG-së ishin vërtet të zemëruar me superyjet pas humbjes së hidhur në Champions Ligë kundër Real Madridit.

A ishte kjo e justifikuar? Rumenige shpjegon: “Janë gjithmonë lojtarët më të njohur ata që kritikohen më shumë. Duhet të jetosh me sulme të tilla. Ata janë përfshirë disi në këtë humbje duke paguar për humbjen më shumë se çdo lojtar tjetër dhe kjo pa asnjë arsyetim”. Së fundmi, ish-shoku i skuadrës të Mesit, Çesk Fabregas, e kishte mbështetur atë.

“Ata nuk kanë pasur kurrë një lojtar si ai në radhët e tyre”, ka thënë spanjolli për “Marca”-n dhe ka kërkuar më shumë respekt për ish-bashkëlojtarin e tij. Përveç dy yjeve, kritikuan rëndë edhe trajnerin Mauricio Poçetino, drejtorin sportiv Leonardo dhe presidentin Naser al-Khelaifi.

RUMENIGGE I DHA DISA KËSHILLA SHEFIT TË PSG-së:

“Nëse kam ndonjë këshillë për Naserin, atëherë: “Bëhu i durueshëm!” PSG-ja ka një skuadër të jashtëzakonshme, por ata nuk kanë durim. PSG-ja duhet të kuptojë se është thjesht e pamundur të fitosh Champions Ligën brenda natës, pavarësisht nga investimet e bëra”. Ai gjithashtu pyeti: “Ku ishte PSG-ja para Naserit? U desh shumë kohë për të gjetur klubin në hartën europiane”. Më pas Rumenige shtoi:

“Të isha unë në vendin e Naserit do të menaxhoja më mirë nervat. Ai ka qenë gjithmonë racional dhe ka kontrolluar mirë veten. Naser është gjithmonë miqësor, i vëmendshëm, por futbolli ka shumë emocione dhe ndonjëherë mund të humbasësh dhe toruan. Herën tjetër që do ta shoh, do ta këshilloj të mos shkojë në kabinën e arbitrit”. Trajneri i PSG-së kishte bërë jo pak zhurmë pas eliminimit nga Champions-i duke sulmuar arbitrin holandez deri në pikën që UEFA është duke hetuar presidentin e klubit francez, i cili mund dhe të dënohet.

GJERMANIA FAVORITE

Ish-lojtari i kombëtares gjermane foli dhe për shanset e “Pancerave” për të fituar Botërorin që do të zhvillohet në Katar në fund të vitit. “Do të jetë një turne interesant për shumë arsye. Gjermania ka bërë një fazë kualifikuese bindëse dhe kjo falë një pune të mirë të Hansi Flikut.

Zgjedhja e tij në krye të kombëtares ishte e duhura. I shoh si favoritë për ta fituar trofeun bashkë me disa kombëtare të tjera. Hansi ka mundësi ta përmirësojë akoma dhe më shumë skuadrës e cila ndaj Holandës bëri një ndeshje të mirë për 60 minuta, por që në fund rrezikoi edhe të humbiste. Ishte vetëm një ndeshje testi, por që mund të nxirren mësime të vlefshme”, përfundoi Rumenige.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com