“Me qetësi, me qetësi, po më bëhesh si Ilir Meta”- Edi Rama batuta me Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Do të them me dashuri sa herë…. Tabaku: Mos fol për persona që s’janë prezent








Kreu i Qeverisë, Edi Rama gjatë replikave dhe ironive me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, nuk ka lënë pa thumbuar dhe Presidentin Meta.

Rama është revoltuar me Tabakun teksa i ka thënë se me shprehjet e saj “me qetësi, me qetësi” po i kujtonte Ilir Metën.

Ndërkohë që demokratja i ka kërkuar që të mos përmendë persona që nuk ishin prezent në Komisionin hetimor.

REPLIKAT

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë kët..

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…

Tabaku: Tenika mos më mbyll mikrofonin…

Ndërhyn Ermonela Felaj

Tabaku: A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?

Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo

Tabaku: Me qetësi…

Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.