“Më rrezikohet jeta në Shqipëri”, Greqia refuzon ekstradimin e Laert Haxhias, autori i masakrës së Lushnjes

Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradimin e Laert Haxhias drejt Shqipërisë. Gjykata e vendit fqinj e ka lënë në burg Haxhiun dhe do gjykohet atje vetëm për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike.

Në seancë avokati mbrojtës Detar Hysi ka kërkuar mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta. Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Janinës duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve shqiptare, shkruan Panorama

Haxhiu është i dënuar nga gjykata e Lushnjës për tentativë vrasjeje me 18 vite burg, ndërsa është në proces gjyqësor në gjykatën e posaçme për masakrën e Lushnjës me dy viktima e 1 te plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts