Me sëpatë në duar, autori sulmon darkuesit e restoranteve kineze në Zelandë të Re

me sepate ne duar autori sulmon darkuesit e restoranteve kineze ne zelande te re

me sepate ne duar autori sulmon darkuesit e restoranteve kineze ne zelande te re

09:52 20/06/2023

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një burrë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka sulmuar darkuesit në disa restorante kineze në Auckland të Zelandës së Re.

Dëshmitarët thanë se autori hyri në restorant me sëpatë në duar dhe nisi të godiste njerëzit që ndodheshin brenda. Ata shtuan se ai mbante armë të tjera të ftohta duke përfshirë dhe diçka të ngjashme me çekiçin.

Policia njoftoi se autori i dyshuar është një shtetas kinez, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ndaj tij rëndon akuza e lëndimit të rëndë.

Policia nuk ka dhënë një motiv për sulmet e dyshuara të autorit, por thotë se ai pritet të përballet me akuza të tjera.

“Ne e pranojmë se sa i frikshëm ishte ky incident për të përfshirët, dhe për komunitetin më të gjerë, dhe po sigurojmë se ka mbështetje si për viktimat, ashtu edhe për miqtë dhe familjen e tyre,” tha komandanti i policisë, inspektori Stefan Saga.

Konkretisht, sulmet ndodhën në restorantet Zhangliang Malatang, Yues Dumpling Kitchen dhe Maya Hotpot./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts