Më shumë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 18 raste të reja me këtë virus, 16 më shumë se ditën e djeshme.

Ndërsa, 14 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 673 raste të infektuara me COVID-19 dhe 2 mijë e 253 viktima.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës. Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165”, njofton MSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *