Më shumë se 250,000 ukrainas shkojnë në Moldavi

me shume se 250000 ukrainas shkojne ne moldavi
me shume se 250000 ukrainas shkojne ne moldavi

11:48 06/03/2022

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken po mban një konferencë shtypi me presidenten moldave Maia Sandu.

Sipas asaj që shkruan Sky News, Sandu u tha gazetarëve se më shumë se 250,000 refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendin e saj që prej nisjes së pushtimit rus.

Ndërsa Blinken tha se SHBA mbështet aspiratat europiane të Moldavisë, por procesi i anëtarësimit të saj në BE varet nga Moldavia dhe anëtarët e BE-së.

Ai shtoi se siguria e energjisë është “kritike” për ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Moldavisë.

Blinken po ashtu tha se SHBA po sheh me vëmendje se si mund ta furnizojë Poloninë nëse ajo vendos të dërgojë avionë në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts