Më shumë se 260 njerëz janë larguar nga fabrika e çelikut Azovstal

me shume se 260 njerez jane larguar nga fabrika e celikut azovstal
me shume se 260 njerez jane larguar nga fabrika e celikut azovstal

Më shumë se 260 njerëz janë shpëtuar nga uzina e rrethuar Azovstal,  duke përfshirë 53 të plagosur rëndë, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar.

Në një deklaratë video të lëshuar të hënën vonë, Malyar tha se së bashku, Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Ukrainës, Garda Kombëtare dhe Shërbimi i Rojës Kufitare nisën një operacion për të shpëtuar mbrojtësit e Mariupolit të bllokuar në territorin e uzinës Azovstal.

Ajo tha se “53 persona të plagosur rëndë u evakuuan nga Azovstal në një institucion mjekësor në Novoazovsk [në territorin e Republikës Popullore të Donetskut] për kujdes mjekësor.”

“211 persona të tjerë u dërguan në Olenivka përmes korridorit humanitar. Do të kryhet një procedurë shkëmbimi për t’i kthyer në shtëpi.”

Olenivka është një qytet afër Donetskut në vijën e parë të luftimeve aktuale, por në territorin e pushtuar nga Rusia.

Malyar e bëri të qartë se disa mbrojtës mbeten në Azovstal.

“Sa i përket mbrojtësve që mbeten ende në territorin e Azovstal, përpjekjet e shpëtimit po kryhen me përpjekjet e përbashkëta të agjencive të lartpërmendura”, tha ajo.

Ajo shtoi, “Falë mbrojtësve të Mariupolit, ne kemi fituar kohë kritike për të formuar rezerva, për të rigrupuar forcat dhe për të marrë ndihmë nga partnerët. Mbrojtësit e Mariupolit përmbushën të gjitha detyrat e vendosura nga komanda në tërësi.”

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi mundësinë për të zhbllokuar Azovstal me mjete ushtarake. Detyra më e rëndësishme e përbashkët e të gjithë Ukrainës dhe mbarë botës është të shpëtojë jetën e mbrojtësve të Mariupolit,” tha Malyar.

Pak kohë pasi u publikua deklarata e Malyar, Presidenti Volodymyr Zelensky iu drejtua situatës në Azovstal dhe gjithashtu la të kuptohej se disa ukrainas mbetën brenda uzinës.

“Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase, Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, ekipit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë”.

“Midis tyre ka të plagosur rëndë. Ata po trajtohen. Dua të theksoj se Ukrainës i duhen gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë.”

“Puna vazhdon për t’i sjellë djemtë në shtëpi dhe kjo punë ka nevojë për delikatesë. Dhe kohë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts