“Më shumë se 3,500 objekte ushtarake ukrainase të shkatërruara nga Rusia”

09:07 13/03/2022

Zëdhënësi i mbrojtjes ruse Igor Konashenkov ka thënë se 3687 objekte ushtarake ukrainase janë shkatërruar deri më tani nga trupat e Vladimir Putin, sipas një agjencie lokale të lajmeve.

Ndërkohë, në Lviv, sirenat e sulmit ajror ranë rreth orës 03:30. Janë tingëlluar rregullisht në këtë qytet në perëndim të vendit që deri më tani ishte kursyer nga çdo sulm, 18 ditë pas kësaj lufte.

Zyrtarët kanë konfirmuar se tetë raketa ruse goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në objektin ushtarak Yavoriv pranë kufirit me Poloninë, anëtare e NATO-s.

Lviv, me një popullsi prej rreth 700,000 banorësh, është bërë një qendër për njerëzit që ikin nga konflikti, si dhe për ndihmën dhe armët shumë të nevojshme që vijnë nga shtetet e tjera./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.