Më shumë se 4.6 milionë viktima nga Covid-19 në nivel global/ SHBA vendi më i prekur, surprizojnë vendet e Ballkanit

Sipas Agjencisë AFP  Covid-19 ka vrarë të paktën 4,696,559 njerëz që kur shpërthimi u shfaq në Kinë në Dhjetor 2019. Të paktën 229,008,620 raste të koronavirusit janë regjistruar me shumicën dërrmuese të të infektuarve që shërohen nga virusi.

Shifrat bazohen në raportet ditore të ofruara nga autoritetet shëndetësore në secilin vend. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se ndikimi më i gjerë i pandemisë mund të lidhet me një shkallë vdekshmërie tre herë më të lartë për shkak të vdekshmërisë së tepërt që lidhet drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19.

Një numër i madh i rasteve më pak të rënda ose asimptomatike gjithashtu mbeten të pazbuluara, pavarësisht testimit të intensifikuar në shumë vende. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në aspektin e numrave absolut me 676,092 vdekje nga 42,290,027 raste.

Vendi me numrin më të madh të vdekjeve në krahasim me popullsinë e tij është Peruja me 604 vdekje për 100,000 banorë, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 314, Hungaria me 312, Republika e Maqedonisë së Veriut me 311, Mali i Zi me 296 dhe Bullgaria me 288.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *