Më shumë se 4 vite në detyrë/ Shkarkohet prefekti i qarkut të Korçës, kush e zëvendëson (EMRI)









Dhori Spirollari është shkarkuar nga posti i prefektit të qarkut të Korçës. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

dhoriii-850x450

Në vend të Spirollarit, në këtë post është emëruar Nertil Jole.

Spirollari mbante postin e prefektit që prej nëntorit të vitit 2017, kur kryeministri Edi Rama ndryshoi të gjithë drejtuesit e prefektuarve në vend.

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Dhori Spirollari, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Z. Nertil Jole emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.