
11:38 06/04/2022
Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 persona rezultojnë të zhdukur nga Hostomel, qytet i cili së bashku me Bucha-n dhe Irpin ishin fushëbetejë e ofensivës Ruse në përpjekje për të marrë kryeqytetin, Kievin.
Zyrtari lokal Taras Dumenko thotë se shumica e trupave të banorëve të Hostomel u gjetën në fshatrat fqinje dhe në Bucha.
Ai thotë se rusët dyshohet t’i kenë rrëmbyer njerëz dhe shumë prej tyre për t’i pushkatuar, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al