Më shumë se 600 kompani kanë reduktuar aktivitetin e tyre në Rusi

09:23 12/04/2022

Më shumë se 600 kompani kanë zgjedhur të ndalojnë ose reduktojnë punën e tyre në Rusi pas pushtimit të Ukrainës në muajin Shkurt, sipas akademikëve me bazë në SHBA.

Ekipi i Universitetit Yale ka gjurmuar përgjigjet e më shumë se 1000 bizneseve të mëdha. Ai thotë se pavarësisht tërheqjeve të shumta, një numër firmash perëndimore po vazhdojnë punën e tyre në Rusi normalisht.

Në listën e tyre të përditësuar herë pas akademikët ata i kanë dhënë ‘nota’ secilës kompani bazuar në atë se sa e ka kufizuar punën e saj.

Firmat nga Heineken në Netflix janë vlerësuar me një A për ndalimin e angazhimeve ruse. Nga ana tjetër, kompanive si Emirates Airlines dhe JD.com u jepet një F për ndjekjen e “biznesit si zakonisht” në Rusi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.