Më shumë se 66,000 ukrainas kthehen nga shtetet ku jetonin për të luftuar

me shume se 66000 ukrainas kthehen nga shtetet ku jetonin per te luftuar
me shume se 66000 ukrainas kthehen nga shtetet ku jetonin per te luftuar

09:52 05/03/2022

Pjesa më e madhe e analizës së pushtimit është fokusuar në madhësinë relativisht të vogël të ushtrisë ukrainase, krahasuar me atë të Rusisë.

Ndërsa janë akoma shumë më pak në numër se forcat ruse, më shumë se 66.000 meshkuj ukrainas janë kthyer nga shtetet e tjera ku jetonin për të luftuar për vendin. Këtë lajm e  bëri me dije ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleskii Reznikov.

Një nga ata që vendosën të kthehen është Yuriy Vernydub, një trajner futbolli 56-vjeçar që udhëhoqi Sheriff Tiraspol në një fitore kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të vitit të kaluar.

Ai tha për BBC se vendosi të kthehej në momentin që djali i tij i telefonoi për t’i thënë se Rusia kishte sulmuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts