Më shumë se tre orë në SPAK, përfundon dëshminë zv.kryeministrja Belinda Balluku

me shume se tre ore ne spak perfundon deshmine zv kryeministrja belinda balluku































Për me shume se tre orë zv.kryeministri Belinda Balluku eshte pyetur nga oficere te Byrose Kombetare te Hetimit ne SPAK.

balluku ne spak okok

Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit, duke thënë se është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet.

“Ishte një thirrje sa i përket dosjes 255 që është inceneratorit i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që shpresoj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje.

Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur.

Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël, për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha ministrja.

Balluku u thirr ne oren 16:00 

Numri dy i qeverisë është thirrur nga prokurori Dritan Prençi dhe po merret në pyetje nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se ajo u pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për aferën e inceneratorit të Tranës.

Balluku ka dhene shpjegime se si janë lëvruar pagesat për inceneratorin e Tiranës, për të cilin janë firmosur të paktën 15 urdhra arresti dhe ndalimi deri më tani.

Përtej çështjes së incenratorëve, roli i Ballukut po hetohet edhe për tenderat e rrugëve, pasi më herët kujtojmë se është arrestuar në detyre kreu i ARRSH, Evis Berberi, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts