Më shumë viktima nga aksidentet sesa AIDS dhe Malaria

15:05 31/05/2021

Sipas një artikulli të publikuar në Word Economic Forum rreth 1.35 milion njerëz vdesin çdo vit dhe 50 milion lëndohen rëndë nga aksidente rrugore në botë. Një shifër kjo më e lartë se e personave që vdesin nga AIDS dhe malaria së bashku. Në artikull thuhet se aksidentet rrugore janë shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët dhe të rriturit nga mosha 5-29 vjeç.

93% e viktimave vijnë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Vdekjet dhe lëndimet nga këto aksidente i kushtojnë vendeve në zhvillim midis 3% dhe 5% të GDP, duke rrezikuar perspektivat e tyre të zhvillimit. Parashikohet se në nivelin global, zonat urbane do të zhvillohen me më shumë se 50% gjatë 30 viteve të ardhshme, ku pjesa më e madhe e këtij zgjerimi do të ndodhë në Afrikë dhe Azi. 

Kombet e Bashkuara në vitin 2022 do të zhvillojnë një Takim të Nivelit të Lartë për Sigurinë Rrugore një rast për të mobilizuar angazhimet politike dhe financiare në nivelin e nevojshëm.

Në shkrim thuhet se qeveritë dhe qytetet nuk janë të vetmet që duhet të luajnë një rol. Secili prej nesh duhet të përballet me përgjegjësitë e tij. Përplasjet nuk janë thjesht “aksidente”. Ndaj duhen përqendruar  përpjekjet në zvogëlimin e mundësisë së përplasjeve duke ndërtuar infrastrukturë të sigurt, automjete të sigurta si dhe hapa të tjerë kryesorë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com