“Me Spanjën ishim afër ndeshjes historike”, Gjimshiti: Ndaj Gjeorgjisë mungoi finalizimi, në muajt e ardhshëm shpresoj…






Shqipëria barazoi pa gola 0-0 pasditen e djeshme ndaj Gjeorgjisë në ndeshjen miqësore në “AIR Albania”. Pas ndeshjes Berat Gjimshiti ka folur në mikrofonat e “FSHF.org” duke analizuar këto dy sfida të Kombëtares kuqezi:

gjimsh

“Dhamë gjithçka në fushë, por mungonin rastet në 20-25 metrat e fundit. Kishim 2-3 raste, por nuk mjaftojnë ndaj kombëtareve si Gjeorgjia që mbrojnë shumë mirë dhe janë një skuadër fizike që mbron shumë.

Grupi po afrohet sa më shumë, po kuptohemi gjithnjë e më mirë me njëri-tjetrin. Ishte e dukshme në këto dy ndeshje që zhvilluam në miqësore që ekipi po avancon dhe po përmirësohet, por prap nuk mjafton dhe do të punojmë që të arrijmë sa më shumë suksese.

Me Spanjën ishim shumë pranë një ndeshjeje historike, por në fund pësuam golin sepse ishim kundër Spanjës, por edhe me Gjeorgjinë ishte shumë e rëndësishme.

Shpresoj dhe dëshiroj që të kemi sa më shumë sukses në muajt që do të vijnë, kemi një grup lojtarësh shumë të fortë dhe të ri që janë duke u rritur dhe janë duke aktivizuar me klubet e tyre dhe kjo ka shumë rëndësi.”, përfundoi Gjimshiti.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *