“Me sytë e skuqur dhe gjendjen e hutuar”, ekspertja analizon gjuhën e trupit të Putinit: Kjo tregon se presidenti rus…

Një eksperte e gjuhës së trupit, ka komentuar daljen e fundit të presidenti Vladimir Putin në një lidhje virtuale.

Ajo ka sqaruar se sytë e skuqur dhe qeskat poshtë syve të Putinit, mund të jenë shenja të një sëmundje të tij, në një kohë që aludimet mbi një temë të tillë janë prej kohësh të pranishme në mediat ndërkombëtare.

Thashethemet për shëndetin e Putinit vazhdojnë me disa ekspertë të cilët pretendojnë se lideri rus thonë se ai vuan nga kanceri ose sëmundja e Parkinsonit, të tjerë thonë se ai po shërohet nga operacioni dhe në një terapi me steroide.

Pretendimet janë të pakonfirmuara dhe të paverifikuara, por ekspertët e gjuhës së trupit besojnë se ai tregon shenja se nuk është mirë fizikisht.

“Ne mund të shohim një mjekër të ulur që lë të kuptohet për energji të ulët. Zona e syve të tij duket e skuqur dhe ka mungesë energjie në shprehjen e syve të tij,” tha ekspertja e gjuhës së trupit Judi James për The Mirror.

Ajo thotë se takimi më i fundit i Putinit me Alexey Tsydenov, kreun e Republikës së Buryatia, tregon liderin rus që shfaq një sërë emocionesh nga një “dëshirë mjaft urgjente për të vendosur kontrollin në një gjendje më ankthioze dhe madje paksa konfuze”.

Ajo tha gjithashtu se ai duket i hutuar.

“Fletët e shënimeve të vendosura me kokë poshtë, një fakt që Putin e rregulloi shpejt, por ai fillon të prekë fletë të tjera letre, duke përfunduar me rregullimin e dokumentet në një ritual korrigjues, që mund të sugjerojë disa nivele të ankthit të brendshëm”, tha ajo.

Kujtojmë se në një intervistë me një gazetë ukrainase, Kyrylo Budanov, drejtoragjensisë kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi se Putini ka kancer.

Bundanov tha se ai konfirmon plotësisht informacionin në lidhje me shëndetin e Putinit dhe shtoi se gjendja e tij mendore ishte “e hutuar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.