Me sytë të gjithë nga qielli, ja ku kanë hyrë mbetjet e raketës kineze. Italia përjashtohet nga vendet e ‘rriskut’

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga qielli për të parë se ku do të bjerë raketa kineze Mars Long Long 5B, mësohet se ajo ka hyrë në atmosferën mbi Oqeanin Indian, në një zonë afër ishujve të Maldiveve.

Ky fakt u bë i ditur nga zyra e fluturimeve njerëzore të agjencisë kineze hapësinore CNSA. Ndaj përjashtohet edhe rënia e një ose më shumë fragmenteve të mjeteve të raketës në territorin italian.

Pozicionimi i raketës u konfirmua edhe nga të dhënat e Komandës së Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (Norad). Krahasuar me vlerësimet fillestare, ata treguan Atlantikun e Veriut si një pikë të mundshme të ri-hyrjes.

Sipas ekspertëve, raketa me peshë 21 ton mund të digjet në atmosferë, por nuk përjashtohet fakti që pjesë të saj të bien në tokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *