“Me teknologjinë do të bëjmë kapërcime epokale”- Bledi Çuçi prezanton projektbuxhetin për MB-në: Paga e ktyre punonjësve të policisë do të shkojë 150% më shumë








Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, paraqiti ditën e sotme në seancën plenare parashikimet e buxhetit të vitit 2022 për dikasterin që ai drejton.

Bledi Çuçi

Çuçi bëri me dije se në Ministrinë e Brendshme gjatë vitit të ardhshëm do bëhen 70% më shumë investime se sa në vitin që po lëmë pas. Sipas tij, një pjesë të madhe të këtyre investimeve do të bëhen në fushën e teknologjisë, të cilat do të zënë dhe 25% të investimeve të përgjithshme.

Gjithashtu ministri theksoi se nga viti 2022 paga e punonjësve të policisë që ushtrojnë detyrën larg familjes do të shkojë në 150% më shumë.

“Ne sigurisht ashtu siç ne kemi paraqitur dhe në program synojmë të modernizojmë policisë, duke adaptuar teknologjinë. Luftën për parandalimin e paligjshmërisë do të ngremë në një nivel tjetër. Kemi siguruar një rritje që në vitin e parë të mandatit të tretë qeverisë, nuk mund ta krahasojmë këtë buxhet me atë të tetë viteve më parë. Kemi gjetur një polici me 70% të mjeteve të patrullave në gjendje të dobët. Sot flota është rinovuar dhe po modernizohet gjithnjë e më tepër. Ndryshimi është si nata me ditën, por ne sfidën nuk e kemi me të kaluarën, por me veten tonë

Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm punonjësit e policisë që punojnë larg familjes do të përfitojnë një shpërblim sipas distancës ku ata ushtrojnë detyrën, që shkon një pagë 150% më shumë se sa çfarë marrin sot. Sipas përllogaritjeve, sot që flasin përfitues sipas kësaj skeme janë 1200 punonjës. Shpërblimi për ta do të ketë impakt në buxhetin e tyre familjar, por ne besojmë se do të ndikojë edhe në performacën e tyre në punë. Ministria e Brendshme gjatë vitit 2022 parashikon 70% më shumë investime se viti që lamë pas. Çfarë është më kryesorja është se 25 % e fondeve të parashikuara për investime do të shkojnë për teknologji. Është një shifër që nuk krahasohet jo vetëm me 2013-ën, por as me 1 vit më parë. Me këto parashikime jemi dukshëm në një korsi tjetër shpejtësie për të përmbushur objektivat tanë për transformimin e madh teknologjik që duam të bëjmë në Policinë e Shtetit. Thjesht për të pasur një ide, investimet në teknologji do të jenë 5 herë më shumë se 1 vit më parë. Vendet e vogla mund të bëjnë kapërcime epokale në shërbim të qytetarëve vetëm përmes përmirësimit të teknologjisë”, tha Çuçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.