“Më tha si t’ia bëjmë?!”/ Ish-kryeministri rrëfen bisedën me Bashën: Thuaji ambasadores që nuk pyet Sali Berisha për kërcënime! Pas një jave më mori në telefon dhe…








Gjatë foltores së mbajtur në Pogradec, ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu bisedën me kreun e PD Lulzim Basha disa ditë para vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentar demokrat.

BERISHA PG

Berisha deklaroi se i tha kreut të PD-së që t’i thoshte ambasadores Yuri Kim se “nuk pyet Sali Berisha për kërcënime”.

Tek sovraniteti, më vjen më thotë, si t’ia bëjmë se ambasadorja kërcënon, i thashë i e di si është puna Lulzim, i thuaj mos u bëj qesharake me kërcënime, nuk pyet Berisha për kërcënime. Absolute. Nuk kërcënoj njeri, nuk më kërcënon njeri. I them që mandati, kurrë sa ky vend të jetë i lirë dhe jo koloni, të diktojë kush do hyjë në Parlament dhe kush nuk do hyjë përveç zgjedhësve të këtij vendi. Çështja e sovranitetit miqtë e mi në pamje të parë është një fjalë, por me lavdi apo pa lavdi pak kush mund të ketë derdh gjak më shumë se në për atë sovranitet. Ne e kemi paguar shumë shtrenjtë sovranitetin dhe në fund ia kemi dalë sepse na ndihmoi Wilson. Harroje i them unë, unë në parlament do futem. Dhe i kam thënë, një parti që mendon se duhet të dorëzojë sovranitetin e vet, nuk duhet të ekzistojë kurrë në Shqipëri. Siç dorëzon sovranitetin e saj, nesër dorëzon të vendit, po më tha ai ke të drejtë dhe iku. Pas një jave më merr ne telefon dhe më komunikon një vendim që nuk kishte asnjë lidhje, nuk mund ta merrte kurrë”, tha Berisha.

(17:52) “Koha e Sali Berishës ka mbaruar!”/ Ish-kryeministri i përgjigjet Lulzim Bashës: Po komunikon me katër muret! Ja gabimi më i madh i jetës sime

Ish-kryeministri po zhvillon sot foltoren e radhës në Pogradec, nga ku iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha, i cili do të shprehej se “koha e Sali Berishës ka mbaruar”.

Berisha thotë se nuk mund të flasë për kohën një njeri që nuk ka pasur kurrë kohë, ndërsa konsideroi si gabimin më të madh të jetës së tij faktin që në 2017-tën nuk doli në garë për shpëtimin e PD-së.

Pasi udhëhoqi PD-në nga disfata në disfatë zgjodhi të shkëputet përfundimisht nga ju, ndërpreu çdo kontakt me ju, komunikon me 4 muret, nuk njeh ligj nuk njeh statut. Sillet sikur të kishte ardhur nga Koreja e Veriut dhe jo një i ri shqiptar i ardhur nga një vend Perëndimor. Pas një dhunimi flagrant të Statutit dhe shkelmimit flagrant të forumeve të partisë, pas shkëputjes totale nga anëtarësia e partisë, vetëm e vetëm se nuk është vetja e tij, dhe për këtë nuk keni përgjegjësi ju, përveç vetes së tij.

Në vend të dorëheqjes vazhdon zbaton urdhra si peng. Njëherë thotë se për mua nuk ka forume, nuk ka Statut, nuk ka Kuvend. Njëherë tjetër deklaron se kanë ikur kohërat. Por një njeri që nuk ka pasur kohë kurrë nuk mund të flasë për kohën. Por që te flasësh për kohën duhet të kesh kohë. Është një gabim i madh i jetës time kur në vitin 2017 i kërkova dorëheqjen për humbjen poshtëruese, duhet të dilja në garë dhe të shpëtonim PD-në nga një njeri që nuk e meritoi kurrë drejtimin e saj. Nuk është një nismë për interesa personale. Ata që besuan një gjë të tillë mashtrojnë veten e tyre”, tha Berisha në fjalën e mbajtur.

DEKLARATA E BASHËS 

Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës. Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.  Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *