“Më thanë të bëhem si Bakaj”, rrëfehet Valon Ahmedi: Gega më donte te Partizani, në Itali thonë se karriera nis në moshën 30 vjeç



Mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi, u transferua në merkaton e dimrit, nga Shkëndija e Tetovës, drejt Shahtjor Soligorsk në kampionatin Bjellorus. 26-vjeçari, gjeti golin e parë në sfidën e së shtunës ndaj Islok, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 4-0.

Ahmedi

Në një lidhje live nga Bjellorusia për emisionin “Sport Time”, të moderatores Lei Kraja, Ahmedi, foli për eksperiencën me klubin e Soligorsk, ku ndër të tjera u shpreh:

Momenti më i bukur në karrierë- Ai që kam pasur në Maribor, aty ku mora pjesë në Champions League. Më erdhi ftesa në Kombëtaren e Shqipërisë pas kësaj aventure. Këtu në Bjellorusi synojmë Ligën e Kampioneve. Jemi në vendin e parë dhe synojmë të kemi këtë ritëm. Futbolli është çështje fati.”

Trampolinë për të ardhmen? Po ta marrësh me vitet, në Itali thonë se karriera nis në moshën 30 vjeç. Jam 26 vjeç dhe e di se kam diçka, një talent të dhuruar nga Zoti. Them ta shfrytëzoj mirë. Tani jam i pjekur dhe e di çfarë dua nga jeta. Pastaj çështjet e tjera janë private. Ditën e parë kur mbërrita te klubi më thanë se a do bëhesh njësoj si Bakaj. I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe më kanë vlerësuar maksimalisht”.

Shkëndija? Është ekipi që kam në zemër, përfaqëson gjithë shqiptarët dhe i uroj gjithë të mirat. Karriera e futbollistit është e tillë”.

Pandemia? Këtu sikur nuk ekziston virusi, jeta është normale edhe në futboll. Tifozeri ka, me dy fjalë virusi nuk ekziston.”

Kombëtarja? I ndjek të gjitha ndeshjet, jam i gatshëm në çdo sekondë, në çdo aspekt për të dhënë maksimumin. Në Bjellorusi është kampionat fizik dhe dua të jap më të mirën. Me Rejën nuk kam pasur kontakte por mbase në të ardhmen. Kur isha me Maribor më kontaktoi Partizani kur ishte Skënder Gega. Kampionati është shumë cilësor në Shqipëri dhe në të ardhmen nuk i dihet”, – përfundoi Ahmedi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *