Me thikë dhe armë, njihuni me deputetin ukrainas që shërben si korrier në fushëbetejë: Sa do vazhdojë lufta? Deri sa të vdesë Putin, ose …

Dmytro Natalukha, një deputet ukrainas në Kiev i është bashkuar luftës, ndërsa është pajisur me thike dhe armë.

“Neve na janë dhënë këto armë për t’u kujdesur për veten, sepse nuk kemi asnjë siguri”, i tha ai kryekorrespondentit ndërkombëtar të BBC-së, Lyse Doucet. Natalukha vepron si korrier, duke çuar furnizime mjekësore atje ku nevojiten.

“Për ne si cilvilë është shumë më e lehtë të futemi fshehurazi në vende ku personeli ushtarak nuk duhet të shihet dhe t’i furnizojmë ata me sende”, -thotë ai.

Natalukha, i cili ka një diplomë në Universitetin e Kembrixhit, thotë se po bën atë që duhet të bëjë. “Kam humbur dy miq në dy ditët e fundit, një në Mariupol, një tjetër jo shumë larg Buçës. Ne duhet të fitojmë, pavarësisht nga kostoja, sepse shumë njerëz të mirë kanë dhënë jetën e tyre për këtë”, tha deputeti.

Deputeti thotë se nuk mendon se kryeqyteti do të bjerë në duart e rusëve. I pyetur se sa mendon se do të vazhdojë lufta, ai thotë se “derisa Putin të vdesë ose të arrestohet”, duke shtuar se mund të kalojë “dy muaj të tjerë, ndoshta një gjysmë viti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.