Me thikë në dorë, shqiptari në Belgjikë vret të dashurin e ish-gruas, ecën i qetë me duart me gjak (VIDEO)

Një shqiptar nga Kosova, 48-vjeç, banues në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-gruas.

Autori është identifikuar vetëm me inicialet e tij, B. A., ndërsa raportohet se ka vrarë në qytetin belg Deurne, pranë një shkolle, të dashurin e ish-bashkëshortes.

Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.

“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit.

Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar.

Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.

“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *