Me tone të ashpra ndaj BE-së/ Zbardhet fjala e plotë e Edi Ramës krah Papandreut. Kryeministri zbulon bisedën me Vuçiç-in për Kosovën








rama 1Kryeministri Rama foli me tone të ashpra nga Athina kundër Bashkimit Europian për moscaktimin e një date për konferencën  e parë ndërqeveritare. I ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-Kryeministri Jorgo Papandreu dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të  politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e postpandemisë,

Kryeministri Rama tha se  Shqipëria ka problemet e veta, por nuk mund të presë pambarim vendimin e Këshillit Europian, i cili për shkak të ndasive lokale po u ngjan politikave të vjetra në Ballkan. Duke iu përgjigjur kritikave të disa vendeve skeptike të BE-së, si Holanda apo Franca për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit, Rama tha se porti i Roterdamit në Holandë mbytet nga tonelatat e drogës, por këtë nuk e kanë bërë shqiptarët e akuzuar prej tyre për rritje  të kriminalitetit, apo zhurmën e zyrtarëve francezë për 1 mijë shqiptarë problematikë.

Rama ka zbuluar gjatë fjalës së tij edhe bisedat me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me Shengenin Ballkanik, të cilin e ka bindur që të pranojë edhe për  Kosovën për lëvizjen e lirë të njerëzve, edhe pse pala serbe ngurronte për shkak të frikës së heqjes së kufijve mes Shqipërisë dhe  Kosovës. Kryeministri Rama nuk ka ngurruar që të shkëmbejë disa batuta në lidhje me profesionin e piktorit. “Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam Kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli  sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini, ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.

FJALA E RAMËS

Së pari, më duhet të them se qëndrimi bullgar është rezultat i asaj që Bullgaria mësoi brenda BE-së nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. Në Ballkan, nuk doja ta  përmendja, por nuk je i vetmi. Në Ballkan, kur ne kopjojmë, ne shkojmë më tutje se origjinali. Jemi më shumë, shkojmë përtej. Kur hymë në këtë proces integrimi europian, na u tha se ky ishte ilaçi magjik kundër nacionalizmit, për të na bërë më të hapur e më demokratikë, por me këtë që po ndodh tani, ne jemi gjithmonë e më tepër pengje të nacionalizmave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE-së.

Kur flas për nacionalizmat e BE-së, e  kam fjalën për nacionalizma të vendeve të rëndësishme, të cilët mbajnë peng udhëheqësit dhe udhëheqësit që ende  nuk janë nacionalistë bien pre të këtyre lojërave të për- dorjes së Këshillit Europian, për t’i shtrydhur vendet e  Ballkanit e nga ana tjetër, për t’u treguar muskujt popujve të tyre. Këshilli Europian nuk është vërtet një vend ku ka vendim koheziv sa i përket vizionit gjeostrategjik të gjërave. Është tashmë një vend ku nacionalizmat e BE-së, përmes  udhëheqësve jonacionalistë, luhen lojëra. Kështu që Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, mendoj se nuk duhet të biem pre e dëshpërimit dhe zhgënjimit, sepse e kemi mësuar këtë moton  “na merrni se po të mos na merrni ju, do na marrin ca të këqij”, ose “martohuni me ne, se po nuk u martuat ju me ne, do dalin ca të përdala që do na marrin” e kështu me radhë nga aktorët e tretë, por nuk funksionon kështu. Ne në Shqipëri, unë vetë e kam parë veten dhe e kemi parë  veten të përgatitur për dasmën e madhe, me të gjitha dekorimet e bëra, kemi marrë orkestrën më të mirë, sepse Komi- sioni Europian tha “jeni gati të nisni bisedimet për  anëtarësim”.

E sipas mendimit tim, kur e thotë Komisioni Europian, ai është organizmi më i duhur për ta thënë këtë, sepse kush tjetër… Në Athinë, në Paris, në Berlin apo në Hagë ka një ekip njerëzish me kohë të plotë që punojnë gjatë tërë kohës për të vlerësuar, për të marrë fakte dhe të dhëna. Kur e thotë Komisioni Europian, do të thotë që je gati të vazhdosh. Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, sërish nuk erdhi dhe nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë, vafsh në djall! Pra, ne nuk mund të vazhdojmë me pritshmëri, sepse është një vit i tërë me pritshmëri.

Janë edhe  këto kushtet e çuditshme të “pranverës tjetër” dhe kur vjen pranvera, bëhet në veshtë e nusja nuk vjen dhe i tërë vendi mbetet sikur është tradhtuar nga nuk e di se kush. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë sepse ky  proces nuk është i rëndësishëm aspak, sepse një superfuqi na e kërkon ta bëjmë, por është e rëndësishme për fëmijët  tanë. Ne nuk kemi një proces tjetër, nuk kemi një tjetër instrument. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, të institucioneve dhe të drejtësisë dhe pa  këtë dije, ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës. Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara.

Njihet apo jo kjo nga Brukseli, nuk duhet të na lërë pa gjumë, është çështja e tyre.  Unë besoj që BE-ja ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është puna se ne kemi nevojë  për ta e ata, jo për ne. Shembulli ishte ai i refugjatëve që duhet  të vinin te ju në Greqi, pastaj të dilnin nga Maqedonia e Veriut dhe pastaj duhet të shkonin në Serbi. Pra, dilnin nga Ballkani dhe rihynin në BE, sepse Ballkani Perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE-së. Çështja është që është një gropë në  mes të BE-së. Nuk e di, në qoftë se dikush mund t’i vërë veshkat në xhep, veshkat duhet t’i kesh në trup se dikush mund  të t’i vjedhë nga xhepi e pastaj sistemi yt…

Natyrisht, ka aktorë të tretë. Kinezët, me të cilët patëm një martesë shumë të  lumtur dhe divorc shumë të hidhur, thoshin “ne kemi Shqipërinë, kemi gjithë Europën, nuk na duhen të tjerët”, për shkak të pozitës strategjike. Kështu që, duke pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer dhe kinezët që vijnë e ofrojnë atë që ata thonë “para të lehta”, por nuk janë të lehta  në fund të fundit, sepse shikoni Malin e Zi, Maqedoninë e  Veriut, që tashmë u duhet të mendohen si të dalin nga borxhet e çmendura me paratë e kinezëve. Rusia po kështu.

Turqia njëfarësoj, por Turqia është histori krejt ndryshe, sipas  këndvështrimit tim. Unë nuk e shoh Turqinë si aktore të tretë. Për mua është shumë e qartë, ne duhet të bëjmë sa më shumë të mundemi bashkëpunime rajonale. Meqë ra fjala, ende pres që Greqia të kthehet në rajon. Është shumë e qartë pse Greqia i ka kthyer shpinën rajonit për shkak të krizës  financiare dhe çmendurive që kanë ndodhur këtu, por men- doj që Greqia duhet të kthehet në rajon. Greqia është vend i  BE-së, vend ballkanik dhe mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në rajon, ashtu siç u përpoqe dhe ti, George, kur bëhej fjalë për hapjen e rrugëve në rajonin tonë me Turqinë. Duhet të shtyjmë të ecim përpara për atë çka mund të bëjmë vetë, pa u bllokuar nga të tjerët.

SHENGENI BALLKANIK

Është shumë e qartë që ndërkohë që kemi këtë marrëveshje me vështirësi me BE-në, që na duan shumë, por nuk martohen dot me ne, ndërkohë që përgatitemi e përgatitemi për dasmën, na duhet të bëjmë gjithçka, për ta bërë rajonin një rajon të ngjashëm me BE-në për të zbatuar 4 liritë e BE-së, për t’i bërë komplet fluide kufijtë, për ta bërë tregtinë të tillë. Mund t’iu jap një shifër interesante për ekonomistët këtu. Koha e pritjes së kamionëve në kufijtë ballkanikë, për të kaluar përmes tyre, për të shkuar në Selanik apo në Durrës është 1100 vjet në vit.

Pra, kamionët presim 1100 vjet në kufi vetëm për të kaluar barrierat jotarifore të rajonit dhe për të paraqitur dyfish, trefish ndonjëherë, dokumente për aspektin fitosanitar, për shembull. Kështu që zgjidhja e kësaj do të ishte çlirimi i jashtëzakonshëm i një potenciali e nëse arrijmë që të kemi këtë, efekti te PBB-ja jonë do jetë shumë i madh, vetëm me këtë, pa investime, thjesht duke hequr barrierat jotarifore në rajon. Kjo është diçka që e kemi diskutuar prej kohësh. Humbëm disa vjet, pasi Aleksandër Vuçiç donte lëvizjen e lirë të mallrave, të kapitalit, por jo të njerëzve, për arsyen e thjeshtë se, nëse do binte dakord për këtë, nënkuptonte që kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte praktikisht formal.

Ai ndërkohë e hodhi hapin më tej, që është shumë e rëndësishme, sepse i thashë që, nëse nuk e pranon plotësisht për të katërta liritë, atëherë ne po bëjmë sërish atë çka kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, bëhemi karikatura e origjinalit. Jo, nuk mund ta bëjmë këtë. Nëse kemi shërbimet e kapitalet, nuk mund t’i kemi pa njerëzit. Më në fund u ra dakord dhe kjo hap një horizont të jashtëzakonshëm mundësish. Kosova dhe Albini nuk është këtu, por do doja të ishte  këtu dhe pse, pavarësisht kundërshtive pa fund, pra, Kosova e Bosnja nuk duan.

Pse? Si mund të mos duash një gjë që  të bën të lirë? Ajo për të cilën kemi rënë dakord me Zoranin dhe Aleksandrin është që, larg qoftë, kjo nuk është si BE-ja, ne nuk kemi pse të bëjmë këtë gjënë e konsensusit. Kemi Bullgarinë, për shembull, atë që tha Bullgaria që jo, nuk e bëjmë  këtë gjë se kemi disa gjëra të viteve 1900 e ca për t’i zgjidhur. Autostradat nuk mund të sjellin demokracinë, por demokracia pa autostrada është një rrëmujë që shkon për dreq. Thamë, le ta bëjmë të tre, jo për të ndarë të tjerët, jo për të përjashtuar të tjerët, por për të thënë që kush do të bëhet pjesë, është i mirëpritur dhe vetëm mbështetur mbi baza dypalëshe. Nuk mbështetet te konsensusi e gjëra të tilla, është dypalëshe.

Pra, nëse duam ta bëjmë ketë gjë plotësisht me Maqedoninë e  Veriut, e bëjmë. Nëse Kosova do ta bëjë me ne, me Maqedoninë e Veriut, me këdo tjetër, nuk do ta bëjë me Serbinë, le të  mos e bëjë. Është shumë e qartë që Serbia nuk mund të thotë që Kosova ose duhet ta bëjë me të gjithë, ose me askënd. Është gjithçka e hapur e kjo mund të na lejojë që të ecim shumë larg. Në fillim, BE-ja hezitonte për këtë se është, në fakt, edhe pjesa për të qeshur e historisë. Tashmë e kanë, e kuptojnë dhe e duan këtë pjesë të tregut të përbashkët, por na duhet ta bëjmë ne. Si është e mundur që ka vende, për shembull, sot, Kosova nuk lëviz dot lirisht?

Gjatë diktaturës, ata nuk njiheshin si qytetarë të barabartë të ish-Jugosllavisë, por lëviznin lirisht,  shkonin në Gjermani, në Zvicër për të punuar. Tani, ata janë çliruar nga demokracitë perëndimore, por nuk mund të lëvizin. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur një regjim të liberalizimit të  vizave me 100 milionë njerëz, Gjeorgjinë e të tjerë, Kosova ësh- të e bllokuar me më pak se 2 milionë njerëz, të cilët nuk lëvizin  dot. Është e vetmja popullsi në Europë që nuk mund të lëvizë dhe kanë përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Europian.  Bashkimi Europian tha “po” dhe pastaj doli çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Është thënë gjithmonë dhe nga  Angela Merkel, bëni demarkacionin, pastaj do të ndodhë. E bënë, ndërkohë regjimi pa viza nuk u vendos e tani u thuhet  luftoni krimin dhe korrupsionin.

Të luftosh krimin dhe korrupsionin, është një histori pa fund, sepse pa gjejeni, holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbytin portin e Roterdamit, që është vendi ku ka operacione  të mëdha të drogës e në fakt nuk u bë nga shqiptarët. Na thuhet mos na i sillni shqiptarët këtu për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme, duke u treguar më brutalë, më mizorë ndaj qytetarëve tanë sesa qytetarëve në kufirin francez. Ndërkohë, zyrtarë francezë që vijnë në  Aeroportin e Tiranës, për çfarë? Për 1000 njerëz. Është çmenduri dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë përmend në fjalimet e mia vlerat europiane.

Nuk mendoj se janë vlera europiane, mendoj që janë vlera universale që BE-ja po lufton e  po përpiqet t’i zbatojë. Ne po përpiqemi t’i zbatojmë këto në anën tonë, por BE-ja nuk është Vatikani e ne nuk jemi kisha në ndonjë fshat të humbur të Argjentinës. Ne të gjithë kemi problemet tona që i luftojnë, por ka një  standard të çmendur të dyfishtë. Mendoj që është e rrezikshme, sepse nuk duhet lejuar që kjo të kthehet në diçka anti- BE. E them këtë si plotësisht europian, jo si anti-BE. Kështu  që ajo çfarë kemi, është që kemi njëri-tjetrin në rajon, kemi  dhe BE-në. BE-ja nuk është diçka për të cilën ne do ndryshojmë mendje. Kemi edhe Shtetet e Bashkuara të  Amerikës… [e pakuptueshme qartë].

Ne ishim të parët që shkonim në luftë e kështu me radhë, sepse ne ishim bërë ushtarë mjaft besnikë të perandorive të reja për shkak të perandorive të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga ish-Bashkim Sovjetik, ishim të fundit që u larguam nga Kina dhe do  të jemi të fundit që do të largohemi nga BE-ja. Ka një shaka. Çfarë domethënë të jesh një euro optimist dhe euro pesimist? Euro-optimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE, kur  Shqipëria të ketë Presidencën. Euro-pesimisti thotë se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *