Me uniforma policie për të grabitur banesën në fshatin Prush, grabitësit rrezikuan jetën e një efektivi gjatë arratisë

me uniforma policie per te grabitur banesen ne fshatin prush grabitesit rrezikuan jeten e nje efektivi gjate arratise
me uniforma policie per te grabitur banesen ne fshatin prush grabitesit rrezikuan jeten e nje efektivi gjate arratise

Disa orë pas një grabitje në fshatin Prush të Tiranës, të tjera detaje dalin në dritë. Tre autorët e grabitjes së banesës së të moshuarve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ishin të veshur me uniforma policie në momentin kur kanë hyrë në banesën e shtetasit G.H.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi grabitjen e mëtejshme, por jo arrestimin e tyre. Sapo kanë parë policinë, 3 grabitësit janë larguar nga banesa dhe janë përleshur edhe me një efektiv.

Ky i fundit është përpjekur për t’i ndalur kur ata po largoheshin me një automjet tip Audi. Madje, efektivi i policisë ka hapur derën e drejtuesit të mjetit, por ata e kanë shtyrë efektivin i cili është rrezuar dhe me pas grabitësit janë larguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts