Me “valixhe në duar”, 7 futbollistë të Partizanit në skadencë kontrate në fundin e sezonit (TABELA)









Partizani duhet me patjetër të nisë punën për të blinduar lojtarët e këtij sezoni, pasi një pjesë e tyre mund të largohen në verë si lojtarë të lirë.

partizani

Disa javë më parë të kuqtë zyrtarizuan rinovimin me Xhuliano Skukën, teksa mbetet një mision i vështirë përpara për të ruajtur grupin në sezonin e ardhshëm, pasi edhe dibrani mund të ikë.

TITULLARËT – Eneo Bitri u rikthye te Partizani në janarin e vitit të shkuar, pas një eksperience disamujore në Kazakistan me skuadrën e Astanas.

Beratasi firmosi për një sezon e gjysmë, çka do të thotë se në fund të këtij sezoni ai mund të firmosë me cilin klub të dëshirojë, teksa në verë nuk mungoi interesi nga klube në liga më të forta.

Humbja e Bitrit do të ishte e dhimbshme për Partizanin, pasi lëvizjet në mbrojtje janë gjithnjë të dhimbshme.

Të kuqtë kanë disa të rinj si Preka, Sembene apo Havales si alternativa, teksa edhe Menish është gati të përfitojë për një vend. Një tjetër titullar, të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, është Engjëll Hoti.

Dardani me pasaportë gjermane iu bashkua të kuqve në verë, por firmosi kontratë për vetëm një sezon, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit, nëse të dyja palët janë dakord.

Gjithsesi, dëshira e Hotit është padyshim transferimi në një ligë të fortë jashtë vendit dhe paraqitjet e mira e ndihmojnë ta arrijë këtë.

KAPITENËT – Përveç Bitrit, edhe dy kapitenët e tjerë mund të largohen.

Alban Hoxha dhe Bruno Telushi nuk kanë luajtur rregullisht në këtë sezon dhe me shumë mundësi do të preferojnë të mos vazhdojnë më me të kuqtë.

Partizani nuk ka bërë njoftim zyrtar për rinovimin e tyre, por mesa gazeta ka arritur të mësojë është se të dy kanë firmosur kontratë për një sezon.

Me largimin e këtyre tre lojtarëve, mbyllet tërësisht brezi i sezonit 2018-‘19 kur të kuqtë u shpallën kampionë.

TË TJERËT – Dy maqedonasit, David Atanaskoski dhe Matej Cvetanoski kanë firmosur kontrata për një sezon.

Mbrojtësi është një lojtar me vlera dhe luan rregullisht, por ndryshe ndodh me Cvetanoskin, i cili ka shumë shanse ta lërë klubin që në muajin janar, pasi nuk ka arritur të ambientohet aspak.

Ndërkohë, Aristoteles Romero është një nga lojtarët në fund të kontratës dhe ka shanse që të largohet që në dritaren e radhës të transferimeve.

LOJ (1)

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *