Me zjarr fikur apo jo/ Kriza e energjisë shkakton debat për gatimin e makaronave në Itali, qytetarët të ndarë, ja çfarë thonë kuzhinierët

Çmimi i lartë i energjisë elektrike ka ndezur një debat të ashpër në Itali mbi metodën më të mirë për të gatuar pjatën klasike të makaronave.

Qytetarët italianë janë të ndarë pasi disa thonë se makaronat mund të gatuhen në ujë që ka arritur pikën e vlimit dhe më pas është ndërprerë nxehtësia.Nga ana tjetër, mendohet se kjo përbën kontradiktë kulinare. Wasfi Mesieha, kuzhinier në restorantin tradicional Sabatino në Romë tregon përvojën e tij.
“Makaronat mund të gatuhen vetë, pa flakë. Nëse arrini temperaturën e vlimit 100 gradë, mund ta fikni flakën dhe makaronat do të vazhdojnë zierjen, por do të gatuhen shumë keq,” tha ai.

Mesieha, i cili gatoi makaronat tradicionale romake Carbonara për ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe një numër presidentësh dhe zonjash të para në karrierën e tij të gjatë, flet nga përvoja.

Punëdhënësja e tij Luigina Pantalone, familja e së cilës drejton restorantin Sabatino në qendër të Romës për gati 100 vjet nga ana tjetër është e shqetësuar për rritjen e kostove të energjisë. Por ajo nuk mendon se kursimi i gazit është një zgjidhje e zbatueshme për biznesin e saj, pasi klientët e saj duan makarona “al dente”, që do të thotë të forta në kafshatë dhe jo të ziera shumë.

“Sapo po dilnim nga pandemia që na rrëzoi realisht dhe pikërisht tani që po punojmë dhe po bëjmë disa fitime, po vuajmë rritjen e faturave të gazit dhe energjisë. Kjo po krijon shumë probleme në menaxhimin e biznesit tonë, sepse ne po përpiqemi të mos ndryshojmë çmimet tona, por nuk jam i sigurt për sa kohë do të rezistojmë”, tha Pantalone.

Pavarësisht kësaj, shoqata kryesore e prodhuesve italianë të makaronave, Unione Italiana Food, vlerësoi se ata që përdorin qasjen e diskutueshme pa flakë mund të kursejnë deri në 47% të gazit që konsumojnë normalisht për metodën tradicionale të gatimit. Disa familje italiane po e konsiderojnë atë mes faturave në rritje, veçanërisht pasi çmimi i gazit në standardin e Amsterdamit TTF është ende shtatë herë më i lartë se ai që ishte në vitin 2021.

Sipas organizatës, nëntë nga 10 italianë e mbajnë flakën ndezur gjatë gatimit të makaronave. Megjithatë, për tradicionalët ka dy këshilla të thjeshta për të kursyer energjinë. Mbajtja e kapakut në tenxhere teksa e çojmë ujin në pikën e vlimit dhe përdorimi i vetëm 700 mililitra ujë për çdo 100 gram makarona.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *