Medalja e dytë e artë në ‘Tokio 2020’, Basha uron Kosovën: Historike, po ngrihesh ballëlartë në arenën ndërkombëtare!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron xhudisten kosovare, Nora Gjakova, e cila i dhuroi sot vendit të saj medaljen e dytë të artë olimpike.

Basha shkruan në “Twitter” se ky nuk është vetëm një sport, por një shtet, që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare.

“Gëzojmë për medalisten e artë🏅Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! 🇽🇰”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *