”Medalja e Mirënjohjes” për kampionen e Bodybuilding, Getta Beqa, Veliaj: Krenar për vajzat dhe gratë shqiptare që kanë suksese në botë

Kampionia botërore në sportin e Bodybuilding, Getta Beqa, u nderua me Medaljen e “Mirënjohja e Qytetit” nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në pritjen e organizuar për sportisten e njohur, Veliaj e falenderoi për suksesin e arritur dhe shtoi se është krenar për suksesin e të gjitha vajzave në sport.

“Getta është ambasadorja më e mirë e të gjithë shqiptarëve në bodybuilding. Fakti se sot je jo vetëm kampione e vendit, kampione e Ballkanit, por edhe kampione e Europës dhe e Botës, tregon se vajzat tona mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ne jemi shumë krenarë për ty, edhe për modelin që përçon! Ka shumë sportistë të mirë që nuk janë doemos modele të mira. Ndaj, të jam vërtet mirënjohës, se na ke nderuar kaq shumë dhe në shenjë të kësaj mirënjohje, dua të të dhuroj medaljen e Mirënjohjes, që u jepet personaliteteve që na kanë ngritur kokën lart. Mezi pres datën 29 janar, kur ne do të kemi ceremoninë përmbyllëse të Tiranës si “Qyteti Evropian i Sportit”, titull që tani, këtë vit do ta vazhdojë Vlora dhe Prishtina, dhe me shpresë do frymëzohen shumë qytete të tjera shqiptare, të inkurajojnë sportistët elitarë, por edhe sportin në komunitet”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Getta Beqa, kampionia me origjinë shqiptare e kampionatit botëror të Bodybuilding, falenderoi Bashkinë e Tiranës për gjithë mbështetjen që i jep sportit shqiptar. “Kryetari tha fjalë të cilat më emocionuan vërtet. Ishin fjalë që lartësuan edhe më shumë të gjitha sukseset që kam arritur. Shpresoj të jem model i të gjitha vajzave që munden të krijojnë familje, që munden të arrijnë gjithçka duan, munden t’i bëjnë të gjitha. Vetëm me kokën lart dhe duke punuar shumë!”, u shpreh ajo.

Getta Beqa ka shënuar një sukses të madh në kampionatin Botëror të Bodybuilding, që është mbajtur në Spanjë, duke u vlerësuar me medalje të artë.

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts